Wednesday, 13. May 2026
Sport

Rikthehet Mirçea Luçesku, 79-vjeçari merr drejtimin e kombëtares së…

GS 05/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pas orëve intensive negociatash,  legjenda Mirçea Luçesku po përgatitet të jetë trajneri i ri i Rumanisë, duke pasuar Eduard Iordaneskun, i cili u largua nga posti pas pjesëmarrjes në Euro 2024. 

lucescu-romania-frf

Lajmin e bën të ditur gazeta rumune “Gazeta Sporturilor”. Ky është një rikthim për trajnerin historik 79-vjeçar, pasi ai kishte drejtuar tashmë skuadrën rumune mes viteve 1981 dhe 1986. 

aD00MjAmaGFzaD0wMWQ3MGI0ZjY4MmY4NzFmODllNGExNGFkOTA1MWU0YQ==.thumb

Me 36 trofe të fituar, Mircea Luçesku ishte i lirë në merkato, pas largimit nga komanda teknike e skuadrës ukrainase Dinamo Kiev në sezonin e kaluar. Rumania nuk është e vetmja kombëtare në CV-në e Mirçe Luçeskut, ai gjithashtu ka trajnuar Turqinë nga gushti 2017 deri në shkurt 2019. 

Në orët në vijim pritet të vijë dhe zyrtarzimi i tij.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: