Wednesday, 13. May 2026
Sport

Marok-Spanjë, mbrojtësi spanjoll dëmton… gjyqtarin

GS 05/08/2024 1 Min. Lesezeit

Episod i veçantë ka ndodhur në minutën e 12-të të ndeshjes Marok-Spanjë, gjysmëfinalja e turneut të futbollit për meshkuj në Paris 2024.

Gjyqtari uzbek, Ilgiz Tantashev u përplas rastësisht, por ashpër me mbrojtësin e djathtë të ‘Roja’, Marc Pubill dhe e mori më të keqen.

Teksa ai po ndihmohej, ndeshja u ndërpre për pesë minuta më pas rifilloi me zëvendësimin e Tantashev me gjyqtarin e katërt, suedezin Glenn Nyberg, ‘bilbilin’ që ishte protagonist i kaosit të ndeshjes mes Argjentinës dhe Marokut.

Në fund të pjesës së parë rezultati ishte 1-0 për kombëtaren e Afrikës së Veriut, me një gol në minutën e 37-të, nga një penallti, nga i zakonshmi Soufiane.

Teilen: