Wednesday, 13. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, sulmuesi i kombëtares gjermane prezantohet te klubi i Premier Ligës

GS 05/08/2024 1 Min. Lesezeit

Niclas Fulkryg është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së Uest Hem.  Sulmuesi gjerman ka firmosur për katër sezonet e ardhshme me klubin e “The Hammers”. 31-vjeçari luajti vetëm një sezon në “Signal Iduna Park”, ku në 29 ndeshje, realizoi 12 gola dhe dhuroi 8 asiste. 

fullkrug-

“Kam kaluar një kohë jashtëzakonisht të mirë në BVB. Unë do të doja të falënderoja secilin prej tyre dhe t’i uroj klubit dhe tifozëve të vetëm më të mirën.” – tha Fulkryg.  

Zyrtarizimin e Fulkryg e ka publikuar vetë Uest Hem përmes faqes zyrtare. 

“Uest Hem Junajtid është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e qendërsulmuesit gjerman, Niclas Fulkryg.  Sulmuesi bashkohet me Hamers nga Borusia Dortmund, teksa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare”-shkruan klubi anglez. 

Fulkryg u përfol edhe për një transferim te Milan gjatë kësaj vere, megjithatë ai zgjodhi që ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League.  

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: