• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bujshme, në Itali shohin Kiezën drejt Interit për… Fratezin

06/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fjalët e Tiago Motës pas miqësores së Juventusit kundër Brestit, ku nxori publikisht jashtë planeve Federiko Kiezën kanë nisur të qarkullojnë zëra mbi të ardhmen e sulmuesit, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit 2025. Ai ka një rrogë 5 milionë euro dhe bonuset, por është ftuar nga “Zonja e Vjetër” që të gjejë patjetër një destinacion të ri.

xzcxcxzxzxczxcxzzx

Juventusi është duke pritur që të vijë ndonjë ofertë, por vetë lojtari kërkon një skuadër të madhe dhe që luan në Champions. Madje, ai ka ndërmend që të marrë edhe vendimin drastik për të qëndruar dhe për të provuar të bindë trajnerin Tiago Mota që të ndryshojë idenë dhe t’i besojë. Shumë e vështirë duket.

INTERI- Në orët e fundit emri i Kiezës është përmendur shpesh për Interin, madje jo për vitin e ardhshëm me kosto zero, por që tani. Për momentin klubi kampion i Italisë duhet që të gjejë zgjidhje për 2 sulmuesit Korrea dhe Arnautoviç, që nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Inzagi. Për momentin zikaltrit janë duke monitoruar situatën nga larg për Kiezën, ku menaxheri i lojtarit do të ketë një takim kokë më kokë me drejtorin Kristiano Xhuntoli.

Lojtari ka disa pëlqime nga Anglia, ku Çelsi dhe Totenhemi kanë shfaqur interes për të. Në Itali i pëlqen edhe Napolit, por edhe Lacios. Juventusi nga ana tjetër është gati që të ulë pretendimet për shitjen e tij deri në 15-20 milionë euro për të shmangur një largim të mundshëm në sezonin tjetër me kosto zero.

Sipas “Tuttosport” nuk përjashtohet mundësia e një shkëmbimi mes Kiezës dhe Fratezit, një mesfushor që i pëlqen shumë Juventusit dhe trajnerit Tiago Mota. Këta të fundit do të ishin të gatshëm që të pranonin menjëherë, por duhet që bardhezinjtë të nxjerrin nga arkat edhe disa milionë euro për të bindur Interin në këtë rast. Disa ditë përpara ka pasur një telefonatë nga shtëpia e Juventusit drejt Interit për Fratezin, por përgjigjja ka qenë menjëherë negative.

Tani që në lojë është Kieza, mendimet kanë ndryshuar. Por duhet kujdes pasi sulmuesi i Juventusit është një lojtar që përshtatet shumë pak me skemën 3-5-2 të Simone Inzagit dhe në rast të një transferimi të mundshëm atëherë duhet të ketë një tjetër strategji edhe për formacionin.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Collina: U mbylla në dhomë për një ditë e gjysmë duke shikuar futboll

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.