Lille i Edon Zhegrovës rikthehet në ndeshjet zyrtare për edicionin e ri.
Skuadra franceze do të luajë sonte në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, atje ku do të përballet me Fenerbahcen e Jose Mourinhos, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ndeshje vlen për raundin e tretë kualifikues, me sulmuesin kosovar që pritet të luajë nga minuta e parë.
Ja formacionet e mundshme:
Lille : Chevalier – Tiago Santos, Diakite, Alexsandro, Gudmundsson – Andre, Gomes – Zhegrova, Haraldsson, Cabella – David.
Fenerbahce : Livakovic – Osayi-Samuel, Söyüncü, Djiku, Oosterwolde – Yüksek, Szymanski, Krunic – Tadic, Dzeko, Kadioglu.
/GazetaBlic Sport/