Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona mund ta shohë sulmuesin e Juventusit Federico Chiesa si një alternativë ndaj zgjedhjes së parë Nico Williams.
Trajneri Thiago Motta e bëri të qartë javën e kaluar se “vendimi është marrë” për të shitur Chiesa këtë verë, duke parë që kontrata e tij skadon në qershor 2025 dhe ai nuk është pjesë e planeve të tyre, transmeton GazetaBlic Sport.
Disa klube janë përmendur për ta blerë atë për nën 20 milionë euro, duke përfshirë Roma, Napoli , Tottenham Hotspur dhe Chelsea, por asnjëri nuk duket gati për të bërë ofertën.
Tani Sport sugjeron që agjenti i Chiesa-s ka qenë në kontakt për ta ofruar atë në mënyrë efektive te Barcelona si një alternativë e vlefshme në rast se Nico Williams vendos të mbetet me Athletic Club Bilbao.
Mund të jetë një tjetër opsion për italianin, por sërish duket se nuk nxitojnë t’i japin një përgjigje të prerë për të ardhmen e tij.
Minimumi që ata mund të marrin për të dhe të mos bëjnë një humbje neto me blerjen e tij origjinale prej 60 milion € nga Fiorentina është 15 milion €.
/GazetaBlic Sport/