Monday, 23. March 2026
Sport

Amerika e çmonton Brazilin, i “thotë” rri te futbolli

GS 07/08/2024 1 Min. Lesezeit

Amerika e ka dërrmuar Brazilin në çerekfinale të Olimpiadës në basketboll, duke ia bërë me dije që janë fuqia kryesore në këtë sport sikurse Brazili historikisht në futboll.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mundur Brazilin me rezultat 122:87 në çerekfinale të Olimpiadës në basketboll.

Bruno Caboclo i Verdh e Kaltërve ishte koshashënuesi më i mirë në ndeshje me 30 pikë të realizuara, por Devin Bookeri udhëhoqi amerikanët drejt triumfit me 18 sosh.

Amerikanët në gjysmëfinale luajnë kundër Serbisë të cilën e kishin mposhtur në grupe.

Teilen: