Basketbollisti vendor, Burim Zekiqi është përforcimi më i ri i Proton Cable Prizrenit për sezonin 2024/25.
Skuadra nga Prizreni, të mërkurën e ka prezantuar Zekiqin, i cili me ekipin e ri ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Zekiqi, i gjatë 200 centimetra, që njihet për saktësinë në gjuajtjet nga distanca, po vlerësohet si përforcim i rëndësishëm te Proton Cable Prizreni për sezonin e ri.
Sezonet e fundit, Zekiqi ka qenë pjesë e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova, ndërsa ka luajtur me një mesatare prej 6 pikëve dhe 2 kërcimeve për ndeshje.
Zekiqi gjatë karrierës ka luajtur edhe për Pejën e Trepçën, ndërsa te Proton Cable Prizreni është përforcimi i tretë vendor këtë verë pas Edmond Kryeziut e Rilind Krasniqit.
Në dy sezonet e fundit, Proton Cable Prizreni ka luajtur në ndeshjet e play-outit për të siguruar mbijetesën në elitën e basketbollit kosovar.