Paulo Fonseca është i lumtur me turneun e Milanit të tij në shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në ndeshjen e fundit, “Djalli” mposhti Barcelonën pas goditjeve të 11-metërshave (4-3), teksa koha e rregullt u mbyll 2-2.
“Jam shumë i kënaqur me lojtarët, për kurajën që tregojnë, për mënyrën si luajnë. Tashmë i kemi objektivat të qartë, pas katër javësh nuk është e lehtë. Djemtë kanë qenë fantastikë në javët e fundit. Kemi shumë për të përmirësuar, por ne po bëjmë hapat e duhur. Turneu ishte shumë, shumë pozitiv, ndjesitë ishin shumë të mira”.
Nga vlerësimi i përgjithshëm pozitiv, tek lëvdatat për emra të veçantë.
“Pulisic luajti një ndeshje fantastike për mua, ai luajti si numër 10 në pjesën e parë dhe mund të luajë kudo në sulm, ai është shumë, shumë inteligjent. Më pëlqeu ta shihja atje dhe Saelemaekers si mbrojtës të krahut.
Torriani? Për të mund të them vetëm gjëra të shkëlqyera, nuk kam fjalë për të, është shumë herët por nuk kam asnjë dyshim që kemi një portier për të ardhmen,” e mbylli portugezi, duke iu referuar “gardianit” 19-vjeçar.