Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ballkani, Drita dhe Deçiqi, kërkojnë fitore në Evropë

GS 08/08/2024 1 Min. Lesezeit

Nëse skuadrat e Superiores janë eliminuar nga Kupat e Europës, ndryshe ndodh me tri ekipe të tjera shqiptare: Ballkanin, Dritën dhe Deçiç Tuzin, që garojnë ende në Ligën e Konferencës.

Sot në 20:00 Ballkani do të presë Larnen nga Irlanda e Veriut në ndeshjen e parë të turit të tretë.

Në rast se kalon këtë skuadër shorti i ka vënë përballë humbësin e çiftit Dinamo Minsk (Bjellorusi)- Linkoln Red Imps (Gjilbratar), çka në pamje të parë duket short i lehtë.

Ndryshe ndodh me Dritën, e cila nëse mposht letonezët e Auda, do të ndeshet me fituesin e çiftit Brondbi (Danimarkë)-Legia Varshavë (Poloni).

E kalueshme në letëer për Deçiç Tuzin, që nëse eliminon finlandezët e Helsinkit sfidon humbësin e Klaksvik (Ishujt Faroe)-Borac (Bosnje).

Teilen: