Shqipëria shpreson për medalje në Paris 2024 falë Zelimkhan Abarakov. Mundësi kuqezi ka bërë detyrën përballë rivalit nga Guinea-Bisau, Diamantino Iuna Fafe duke siguruar një vend mes tetë më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg.
Abakarov “përmbysi” Iuna Fafe me shifrat 7-6. Në pjesën e parë ishte afrikani në avantazh duke koleksionuar pesë pikë teknike në total ndërsa Abarakov mundi të mbrohej duke marrë vetëm një të tillë. Ndërsa në pjesën e dytë Abakarov arriti të kualifikohej duke marrë 6 pikë teknike përballë një të rivalit.
Në fund të ndeshjes trajneri i Diamantino Iuna Fafe bëri edhe “challange”, por gjygjtarët e garës nuk i miratuan pretendimet duke i shtuar kështu një pikë mundësit kuqezi.
Takimi i radhës për Abakarov do të jetë i vlefshëm për një vend mes katër më të mirëve të botës pasi do të ndeshet me Aman Aman.