• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Suhareka arrin marrëveshje me Hajduk Splitin, Alpi Shahini nënshkruan me të “verdhët” nga Theranda

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në gurpmoshat e reja U19, Alpi Shahini pas një sezoni po rikthehet në elitën e futbollit kosovar.

Shahini ka arritur marrëveshje me klubin e Suharekës, e cila nuk e ka ndërmend të ndalet me transferime gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi 19-vjeçar do t’i bashkohet skuadrës e cila menaxhohet nga trajneri shqiptar, Shpetim Duro – dhe që nga sezoni i ri 2024/25 do bëjë gara në Superligën e Kosovës.

Shahini ishte pjesë e 2 Korrikut nga Prishtina, ku gjatë sezonit të kaluar u transferua në Hajduk Split U19 dhe bëri bujë të madhe lëvizja e tij.

Shahini kishte shumë oferta nga skuadrat e ndryshme, përfshi këtu edhe klubet nga liga e dytë e futbollit kroat, por atij i pëlqeu më shumë projekti i Suharekës.

Edhe pse kontrata e tij me klubin kroat skadon gjatë vitit 2025, Suhareka dhe Hajduku kanë arritur marrëveshje me njëra-tjetrën, duke bërë që kjo e fundit t’i mbajë disa përqindje të kartonit të futbollistit dhe do ta ketë të drejtën ta kthej mbrojtësin kosovar.

Qendërmbrojtësi ka qenë pjesë e Kosovës qysh nga grupmoshat e reja U15, U17 dhe tani U19 – kurse synimi i tij është të ftohet te U21 apo te Kombëtarja A.

Next Post

Milano bëhet gati për “Trofeun Berlusconi”, 40 mijë bileta të shitura

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.