Wednesday, 13. May 2026
Sport

Franca finalistja e parë

GS 08/08/2024 1 Min. Lesezeit

Gjysmëfinalja e basketbollit për meshkuj mes Francës dhe Gjermanisë në “Accor Arena” ka dhuruar emocione të mëdha.

Organizatorët e Lojërave Olimpike kanë mposhtur me përmbysje 73-69 gjermanët dhe kanë siguruar një vend në finalen e madhe, ku do të përballen me fituesin e sfidës SHBA-Serbi.

Gjermania nis më mirë ndeshjen dhe mbyll periodën e parë në avantazh 25-18.

Francezët reagojnë në periodën e dytë, të cilën e fitojnë 15-8 dhe pjesa e parë mbyllet në ekuilibër të plotë 33-33.

Franca fiton 23-17 periodën e tretë dhe arrin që të administrojë avantazhin e krijuar deri në përfundim të takimit. Pas Kanadasë, francezët eliminojnë një tjetër favoritë dhe tashmë ëndërrojnë medaljen e artë në Paris 2024.

Teilen: