• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mauricio Pochetino shihet si favorit kryesor për të zëvendësuar Southgate tek Anglia

09/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mauricio Pochetino fiton terren si kandidati kryesor për të zëvëndësuar përfundimisht Gareth Southgate në stolin e Anglisë.

Ndonëse në orët e fundit u raportua se në ndeshjet e Shtatorit “Tre Luanët” do të udhëhiqen nga trajneri i U-21 të Anglisë, Lee Carsley, në Federatën Angleze po mendojnë për situatën edhe në planin afatgjatë.

Pochetino u largua nga Chelsea pasi i drejtoi në sezonin 2023/24 dhe tanimë është i papunë. Argjentinasi është i hapur të drejtuar kombëtaren angleze.

Pochetino e njeh mjaft mirë futbollin në ishull, pasi ka drejtuar në Angli që prej vitit 2013 kur ishte në krye të Southampton, e më pas spikati me eksperiencën 5-vjecare tek Tottenham Hotspurs.

Argjentinasi njihet për aplikimin e një futbolli ofensiv, por kombëtaret janë një territor i panjohur për të, pasi nuk ka i ka drejtuar më parë në karrierën e tij.

Federata Angleze po i shqyrton me kujdes të gjithë pasuesit e mundshëm të Gareth Southgate, i cili u largua nga kombëtarja pas 8 vitesh, por deri më tani Mauricio Pochetino ka më shumë gjasë të ulet në stolin e “Tre Luanëve” dhe t’i udhëheqë në kompeticionin e ardhshëm të Kupës së Botës

Next Post

Mundi atletin më të shpejtë në botë në 200m: S’mund të jem imazhi atletikës, sepse s’jam arrogant si Lyles!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.