Wednesday, 13. May 2026
Sport

“Jam femër”, Imane Khelif fiton të artën dhe sulmon “armiqtë dhe ziliqarët”

GS 10/08/2024 1 Min. Lesezeit

Boksierja e famshme Imane Khelif mbrëmjen e kaluar fitoi të artën në boks për peshat deri në 66 kg, por medalja nuk i mjaftoi për të heshtur kritikët.

Pas finales ku mundi kinezen, Yang Liu, atletja afrikane tha: “Jam kualifikuar me forcat e mia, kam lindur femër, jam rritur si e tillë dhe jetoj si e tillë. Sigurisht që medalja e artë ka një shije tjetër kur shikoj se sa shumë armiq të suksesit tim kanë dalë në pah ditët e fundit. Unë dua të them se e gjithë bota duhet të marrë shembull nga Komiteti Olimpik dhe në vend që të më bullizojë të më pranpjë siç jam”.

Teilen: