Wednesday, 13. May 2026
Sport

Prishtina më në fund e zyrtarizon Ronald Sobowale

GS 10/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ronald Sobowale është lojtari më i ri i Prishtinës, ka bërë të ditur faqja zyrtare e bardhekaltërve në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Ish-sulmuesi i Malishevës ka arritur marrëveshje me kryeqytetasit.

Skuadra e Cavallit nuk po ndalet në tregun e transferimeve, duke bërë ndryshime të mëdha.

Prishtina ka arritur marrëveshje me njërin nga sulmuesit më të mirë në tregun e transferimeve, ku Sobowale në të kaluarën ishte pjesë e Malishevës.

Nga Malisheva, anglezi u transferua te Laçi në Kategorinë Superiore, por aventura e tij përfundoj shumë shpejtë.

Teilen: