Wednesday, 13. May 2026
Sport

Futboll femra, Paris 2024: SHBA mposht Brazilin dhe shpallet kampione olimpike për herë të 5-të

GS 10/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ka mjaftuar një gol i Mallory Swanson në minutën e 57-të të takimit, që SHBA-ja të mposhtë Brazilin dhe të fitojë medaljen e artë në futbollin e femrave në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Finalja e zhvilluar në “Parc des Princes” dhe që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport ka qenë e bukur dhe e luftuar, por në fund janë amerikanet ato të arrijnë të fitojnë dhe të shpallen kampione olimpike.

Braziliania legjendare Marta nuk ka arritur që të ndihmojë skuadrën e saj që të evitojë humbjen dhe të fitojë një tjetër trofe në karrierën e saj të pasur.

SHBA-ja fiton medaljen e pestë të artë olimpike në futbollin e femrave, duke konfirmuar se është një nga skuadrat më të mira në këtë kategori.

Teilen: