Uerdi Mara ka nxjerrë nga repertori i tij një eurogol me fanellën e kampionëve në fuqi të Dinamo Batumit. Me një të majtë të kalibruar talenti maliqar, e ka dërguar topin në trekëndëshin e portës, në duelin ndaj Gagra, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit gjeorgjian.
Një gol spektakolar ky i Marës, që ngjason me atë të Lamin Jamal të shënuar në Europian.
Ky ishte realizimi i dytë i mesfushorit 25-vjeçar, i cili është aktivizuar 14 ndeshje me skuadrën e Dinamo Batumit në kampionat.
SUPERGOLI I UERDI MARËS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL