• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Besën e Dobërdollit në presion të kuqezinjve

10/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën fillon sezoni i ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe kuqezinjtë nisin rrugëtimin e tyre si mysafirë në Gostivar. 

“Të dielën starton edicioni i 33-të në elitën vendore, ku Shkëndija do të përballet me Besën e Dobërdollit në Gostivar.

Ky sezon do të jetë një sfidë e re për tanët në synimin për të kthyer titullin kampion në Tetovë, derisa historik për Besën, e cila debuton në Ligën e Parë pas promovimit nga Liga e Dytë. Kuqezinjtë synojnë të nisin sezonin me këmbë të mbarë, duke kërkuar fitoren në këtë duel të parë të kampionatit.

Besa Dobërdoll është një skuadër që ka treguar potencial gjatë sezonit të kaluar në Ligën e Dytë, duke siguruar një vend në elitën e futbollit maqedonas. Edhe pse debutues, Besa synon të tregojë vlerat e veta dhe të përballojë sfidat në një nivel më të lartë.

Stafi teknik ka punuar brenda javës për sfidën me Besë  dhe lojtarët janë të motivuar për ta nisur sezonin me fitore.

Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe ekipi është gati për sfidën e parë të kampionatit.

Ndeshja Besa Dobërdoll – Shkëndija është në program të dielën në stadiumin e qytetit në Gostivar me fillim në orën 17:00”, –  njofton FC Shkëndija.

Next Post

VIDEO/ Gjest special i Herri Kejn, si sulmuesi anglez refuzoi të ngrinte trofeun e fituar ndaj Totenhemit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.