Wednesday, 13. May 2026
Sport

Amerika konfirmohet superfuqi e basketbollit, fiton të artën në “Parisi 2024”

GS 11/08/2024 1 Min. Lesezeit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vulosur dominimin nedhe në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, duke fituar medaljen e artë.

Të shtunën mbrëma, SHBA-ja fitoi të artën duke mposhtur nikoqiren Francën me rezultat 98:87.

Për SHBA-në në çastet vendimtare shpërtheu Steph Curry. Realizoi 24 pikë. Nga 15 pikë i patën Kevin Durant e Devin Booker, ndërsa LeBron James regjistroi 14 pikë e 10 kërcime.

Francës nuk i mjaftuan 26 pikët e Victor Wembanyamas e 20 të Guerschon Yabusele.

Është medalja e 17-të e artë e SHBA-së në basketboll në 21 edicione të Lojërave Olimpike.

Teilen: