Wednesday, 13. May 2026
Sport

Mbyllet pa gola, Prishtina e Suhareka ndahen në paqe

GS 11/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e sontme, e luajtur në kryeqytet mes Prishtinës e Suharekës është mbyllur me barazim pa gola.

Prishtina e “riorganizuar” nën drejtimin e Jean-Michel Cavallit tregoi paraqitje jo edhe të pritshme, mirëpo me disa raste të mira shënimi, por që portieri mysafir ishte në krye të detyrës.

Suhareka e Duros shënoi historinë, duke fituar pikën e parë në histori të klubit në elitën e futbollit kosovar, vetëm një vit pas themelimit.

Kjo ishte ndeshja e dytë e mbrëmjes, pasi paraprakisht Ballkani triumfoi ndaj Dukagjinit.

Ndeshja mes Dritës e Malishevës është shtyrë për një datë tjetër, shkaku i angazhimeve të klubit gjilanas në Europë.

Teilen: