Mikel Arteta ka konfirmuar se Takehiro Tomiyasu do të mungojë disa javë në fushë derisa ai të rikuperohet nga një dëmtim i gjurit që e ka bërë atë të humbasë pjesën e para-sezonit.
Tomiyasu humbi dy muaj të sezonit të kaluar me një problem në kofshë dhe më pas iu nënshtrua një operacioni në gju, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mendoj se fatkeqësisht do të duhen javë”, tha Arteta pas fitores 2-0 ndaj Lyonit.
“Tommy po punon shumë, por ai do të duhet të jetë i durueshëm dhe të vazhdojë me të sepse do të duhen disa javë“, shtoi trajneri i Arsenalit.
/GazetaBlic Sport.