• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tru dhe këmbë, njihuni me njerëzit e fortë të Karlo Ançelotit

12/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Virtyti më i madh i Ançelotit (65 vjeç) ka qenë të dijë të përshtatë qasjen e tij ndaj futbollit. Ai e ka rrethuar veten me një grup pune elitar që nuk i lë asgjë rastësisë.

image-7dabb853-6e3b-4f1b-a62b-321758d846c6-85-2560-1440

Ky është ekipi juaj. Bie në sy djali i tij, Davide, i cili ka fituar besimin e të gjithë stafit, përfshirë edhe peshat e rënda, për rregullsinë dhe finesën e punës së tij. Davide ka vendosur të qëndrojë me babain e tij edhe për një vit, të paktën, derisa ai të rivlerësojë situatën e tij. Sepse nuk i mungojnë ofertat e rëndësishme dhe kërkon të nisë një karrierë solo… Por kjo, tani për tani, mund të presë.

DAVIDE ANÇELOTI – “Babai im i lejon të gjithë ekipit të tij të punës të japin mendimin e tyre”, tha Davide së fundmi për “AS”.

“Kjo gjeneron debate të brendshme dhe një mjedis ku përplasen idetë që e lejon atë të mbetet i ri në mendime dhe zgjidhje. Ai nuk dëshiron një staf stërvitor me njerëz që thonë vetëm po. Ka një sfidë të vazhdueshme mes meje dhe atij dhe kjo më pëlqen. Ndonjëherë grindemi, por mendoj se është mirë”. Davide e ka shoqëruar të atin që nga koha e tij në Napoli. Në moshën 22- vjeçare u diplomua për Shkenca Sportive. Teza e tij universitare për shkencat motorike te futbollistët u vlerësua si një nga më të mirat dhe ai mori rezultate shumë të larta në kurset e tij të trajnerit: 137 nga 140 në licencën UEFA B dhe 13 nga 15 në UEFA A.

FRANÇESKO MAURI – Djali i Xhovani Maurit, përgatitësit fizik legjendar që shoqëroi Ançelotin pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij si trajner. Së bashku me Daviden ata përgatisin strategjinë e lojës së Realit.

SIMONE MONTANARO – Analisti, kombinon njohuritë taktike dhe kompjuterike. Ançeloti më vonë kërkoi Simone Montanaron për Napolin dhe që atëherë, më pas te Evertoni dhe tani në Madrid, ata kanë qenë së bashku.

MINO FULKO – Dhëndri i Ançelotit, është një nga më të mirët në fushën e të ushqyerit sportiv. Specialist i performancës dhe rikuperimit. Ai prezanton shumë parametra të tjerë nga ato të marra me GPS. Termografia ose biomarkerët janë disa nga fjalët kyçe të tij.

LUIS JOPIS – Ai është më shumë se një trajner portierësh për Ançelotin. Ai ndërhyn edhe në taktika. Ai është studiues i futbollit dhe puna e tij te penalltitë është gjithashtu thelbësore.

ANTONIO PINTUS – Trajneri fizik. Metodat e tij janë të famshme. Ai erdhi në fazën e parë kur në krye ishte Zidan. Pas largimit nga Reali, ai u rikthye në organikë me vendim të vetë klubit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona s’po mund ta regjistrojë Dani Olmon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.