Pas Moratës dhe Pavloviçit, Milani zyrtarizoi blerjen e tretë të merkatos të verës: sot ishte dita e Emerson Royal te kuqezinjtë. Anësori brazilian mbërriti herët në mëngjes në klinikën “La Madonnina” në Milano ku iu nënshtrua testeve mjekësore para se të nënshkruante, pasdite, kontratën që e lidh atë me kuqezinjtë deri më 30 qershor 2028.
Mbrojtësi, i ndjekur për një kohë të gjatë dhe që kushton 15 milionë plus 3 bonuse, më pas do të jetë në gjendje t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit për t’u vënë në dispozicion të Paulo Fonseca-s në funksion të fillimit të kampionatit dhe ndeshjes kundër Torinos të shtunën e ardhshme.
Sigurisht që gjendja fizike duhet të jetë e mirë, duke qenë se Emerson Royal punonte ende me Tottenhamin dhe luajti të gjitha ndeshjet miqësore (edhe si qendërmbrojtës) të anglezëve mes Tokios dhe Seulit.