• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Morata: Milani është sfida më e madhe në karrierë

12/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alvaro Morata u rikthye në Itali teksa pas aventurës me Juventusin, tashmë spanjolli do të veshë fanellën e Milanit. Sulmuesi spanjoll në një intervistë të fundit thekson se kuqezinjtë për të përfaqësojnë sfidën më të madhe të jetës së tij, ndërsa shtoi se talenti Camarda do të bëhet një lojtar i madh dhe që një ditë mund ta ulë edhe vetë atë në stol.

“Milani është sfida më e madhe dhe më e bukur e karrierës sime. Transferimi këtu ishte shumë i lehtë. Ata thjesht më donin, asnjë ekip nuk më kishte dhënë kaq shumë besim. Ditët e fundit kam folur me Kaka, me Ibrahimovicin dhe me Beckhamin që më kujtuan historinë e këtij klubi. Mezi pres të shkruaj emrin tim në historinë e Milanit.

Camarda? Camarda është e tashmja dhe e ardhmja e Milanit. Ndoshta një ditë do të më ulë edhe mua në stol.

Triumfi në Europian? Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Është një rrugëtim që nisi në moshën 12-13 vjeç kur vesha për herë të parë fanellën e kombëtares së të rinjve. Ky Europian ishte një përrallë”, u shpreh Morata.

Next Post

Prezantohet blerja e bujshme, Julian Alvarez firmos me Atletico Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.