• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Laporte te Real Madridi, vetëm nëse plotësoshen këto dy kushte ekstreme

13/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Real Madridi e konsideron merkaton e kësaj vere të mbyllur, por mund të bëjë përjashtim vetëm për një lojtar: Aymeric Laporte. “Casa Blanca” mund të mendojë për forcimin e prapavijës së vet me ndërkombëtarin spanjoll, i cili pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti, gjithashtu edhe nga drejtuesit, Florentino Perez në radhë të parë.

Megjithatë, sipas asaj që lexojmë në “AS”, ka vetëm një mënyrë për ta marrë atë: ish-lojtari i Manchester City duhet të lirohet nga Al Nassr, pra të jetë transferim i lirë. Një kusht që nuk ka gjasa të përmbushet, duke qenë se klubi saudit pagoi 27 milionë euro një vit më parë për ta marrë nga Manchester City, duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.

Laporte jo vetëm që do të duhet të bindë Al Nassr që ta lirojë falas, por do t’i duhet të bëjë një përpjekje ekonomike për pagën. Për momentin në Ligën Pro Saudite, qendërmbrojtësi i lindur në Agen fiton 24 milionë euro në sezon, një shifër që Real Madridi nuk synon as t’i afrohet, as duke e shpërndarë këtë pagë në disa sezone, duke shkuar përtej vitit 2026.

Megjithatë, Laporte ka bërë të ditur se nuk ka shumë për të shijuar në Arabinë Saudite dhe mund të jetë i gatshëm t’i ulë kërkesat e pagës në “Bernabeu”. Por, a do ta lirojë ndonjëherë Al Nasr me kosto zero?

Next Post

'Krenar dhe i lumtur', Nico shijon 'dhuratën' e Athletic Bilbaos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.