Wednesday, 13. May 2026
Sport

Empoli shfaq interes për Kumbullën

GS 13/08/2024 1 Min. Lesezeit

Empoli po kërkon përforcime të reja për t’i shtuar skuadrës dhe fokusi i drejtorit sportiv Gemmi duket se është vendosur te një tjetër lojtar i Romës, pas ardhjes së norvegjezit Ola Solbakken në formë huazimi.

Sipas Sky Sport, në fakt vëmendja e klubit toskan është kthyer tek Marash Kumbulla (24 vjeç), qendërmbrojtësi shqiptar i lindur në vitin 2000 në pronësi të Romës dhe i huazuar te Sassuolo në muajt e fundit të sezonit të kaluar.

Prandaj Kumbulla mund të jetë pjesa e munguar që Empoli kërkon në këto javë të fundit të merkatos të verës.

Teilen: