• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

KB Drita njofton ndryshimet në klub, emëron edhe presidentin e ri

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

KB “Drita” në një konferencë për media ka prezantuar ecurinë e klubit të basketbollit, duke njoftuar edhe për emërimin e Presidentit të ri në këtë klub.

Gjatë kësaj konference, kryetari i klubit ka njoftuar se klubi ka funksionuar si organizatë joqeveritare, pas një angazhimi të kahmotshëm, sipas tij, tani e tutje klubi do të kaloj në SHPK.

“KB “Drita” basketball, ka funksionuar si organizatë joqeveriate dhe sipas tij pas një angazhimi disa mujor kemi ardhur në përfundim se nga OJQ, klubi i basketbollit “Drita” të kalojë në SHPK, ku deri më tani unë si kryetar i klubit kemi negociuar me disa afaristë të cilët operojnë në Prishtinë dhe krejt kjo si rrjedhojë e ndihmës së kryetari të Gjilanit, i cili na ka vënë në kontakt”, ka thënë ai.

Përveç kësaj, kryetari njofton se si President i ri në këtë klub do të emërohet, Enis Islami.

Ai përfundon duke theksuar se kanë bërë një hap përpara sepse deri më tani kanë qenë të hindekepuar për shkak të mungeses së financave.

Ndryshe, kësaj risie në klubin e basketbollit i është gëzuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili tha se tha se Klubi i Basketbollit “Drita” po ecë drejt sukseseve të reja.

I pari i Gjilanit, tregoi se më në fund, pas një angazhimi të gjatë e aspak të lehtë, Klubi i Basketbollit “Drita” tashmë ka zgjidhur problemin financiar.

“Bashkërisht po synojmë majat e basketbollit vendor. Shumë shpejt, Klubi i Basketbollit “Drita” rikthehet me basketboll cilësor e atmosferë të zjarrtë”, tha kryetari Hyseni.

Next Post

Dëmtohet Camavinga, mesfushori do qëndrojë 2 muaj larg fushës së blertë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.