Wednesday, 13. May 2026
Sport

Ballkani para sprovës së madhe në Belfast ndaj Larnes

GS 14/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ballkani i Therandës ka sprovë të vështirë në përballje me ekipin Larne të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë të kualifikueseve për Conference League.

Larne ka qetësinë pasi që sfidën e parë e ka fituar në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0.

Ballkani është mobilizuar deri në pikën e fundit, për të përmbysur humbjen e sfidës së parë. 

Ballafaqimi luhet në orën 21.00 në Belfast.

Teilen: