• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fonseka: I lumtur me ekipin, nga merkato pres akoma diçka

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kënaqësia e një suksesi si ai ndaj Monzës nuk i kaloi kufijtë e ditës së djeshme kur kuqezinjtë u rikthyen në stërvitje për të përgatitur debutimin e kampionatit që është programuar për të shtunën në 20:45 kundër Torinos në “San Siro”. Vërejtjet dhe elozhet Paulo Fonseka nuk ia kurseu lojtarëve të tij as pas trofeut “Silvio Berluskoni”, teksa në intervistën e dhënë për televizionin e klubit u fokusua më shumë në analizën e merkatos që “Djalli” ka kryer gjatë kësaj vere.

fonseka

Rojal, Pavlovic dhe Kalulu. Si lidhen fatet e tyre?
Për mua është e lehtë të flas për merkaton, sepse mungon vetëm një lojtar. Të tjerët që donim janë këtu. Duhet të rrëfej se kemi shumë lojtarë, gjithashtu duhet të lejojmë dikë të largohet. Situatën e Kalulusë ne jemi duke e vlerësuar dhe studiuar në mënyrë që të arrijmë në përfundimin më të mirë për të gjithë.

Çfarë nuk ju pëlqen te ky Milan?
Kur duam të ecim përpara pa ushtruar mirë presion, është e vështirë. Duhet të vazhdojmë të punojmë në fazën e mbrojtjes. Nuk është se nuk më pëlqeu, edhe sepse në 20 minutat e para jemi treguar agresivë në formën e duhur në secilën nga miqësoret që kemi zhvilluar. Nuk dua të ndalem te Monza apo në ndeshje specifike. Rëndësi ka që djemtë të kuptojnë atë çfarë u kërkoj dhe çfarë nevojitet në fushë sipas momenteve të caktuara.

A ju mungon një mesfushor shkatërrues. Po një sulmues?
Jovicv është një lojtar që nuk e njihja mirë dhe duhet të pranoj se më ka befasuar. Mund të na ndihmojë shumë. Më pëlqeu shumë ndaj Barcelonës dhe ndaj Monzës. Mesfushori që na duhet e kemi thënë. Është Fofana.

Cili është mendimi juaj për Salmakersin dhe Moratën?
Alvaro punon shumë me ekipin, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Ai nuk ka shumë ditë që është me ne, por ka luajtur mirë ato pak minuta me Monzën. Është hera e parë që kam punuar me Salmakersin, të gjithë thonë se është ndryshe nga çdo lojtarë i organikës. Nuk e di sa e vërtetë është, por ai punon në pozicion të shumta dhe unë dua që të qëndrojë me ne.

Sa vend ka për të rinjtë në projektin tuaj?
Lojtarët e rinj si Liberali, Zeroli etj. janë pjesë e ekipit të parë. Ne punojmë së bashku me Milan Futuro (ekipi U-23). Problemi është se kemi shumë lojtarë në organikë dhe nuk e di a do të kemi shumë hapësirë për lojtarë si ai. Por Kur kemi hapësirë, është e rëndësishme t’i lëmë të luajnë me ne pasi mendoj se ata kanë cilësi të cilat ua kam vënë re në këto pesë javë që punoj te Milani.

Nëse ndonjë lojtar e vë në vështirësi në zgjedhjet tuaja?
Të gjithë kemi diçka për të përmirësuar. Unë nuk kam lojtarë specifikë në këtë drejtim. Të gjithë duhet të përmirësohemi. Ka pasur shumë gjëra pozitive në këto pesë javë, por mendoj se ekipi mund të bëjë shumë më mirë. Të shtunën nis sezoni ynë dhe pres më shumë nga të gjithë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fjalët e para të babait të Lamine Yamal pasi u godit me thikë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.