• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Drita ndriçon pas 120 minutave, eliminon skuadrën nga Letonia 

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Drita e Gjilanit është kualifikuar në play-off të Conference League.

Ky është suksesi më i madh për skuadrën nga Gjilani.

Drita është kualifikuar pas 120 minutave në play-off, duke triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Auda-s nga Letonia.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1:0 për Dritën.    

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta, pasi që ballafaqimi i parë kishte përfunduar 1:0 në favor të skuadrës Auda. 

Drita ndriçoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta duke iu falënderuar edhe futbollistit Besnik Krasniqi.  

Në minutën e 43-të Drita pati rast ideal por Dabiqaj nuk ia doli të tund portën e rivalit.  

Në pjesën e dytë bie goli në minutën e 75-të, Besnik Krasniqi i pagabueshëm nga penalltia. 

Në minutën e parë të vazhdimeve dy herë nga 15 minuta (91’), Talla ka realizuar për rezultatin 1:1 duke iu falënderuar reagimit të dobët të mbrojtjes së Dritës.

Talla doli i vetmuar dhe me gjakftohtësi shënoi.

Në minutën e 102-të, Blerim Krasniqi asistoi me kokë deri të Rron Broja i cili me kokë tundi portën e udhëtuesve, 2:1.

Në minutën e 110-të, Zylfiji goditi por shtylla e majtë e poshtme e shpëtoi skuadrën letoneze.

Në minutën e 115-të. Besnik Krasniqi nga vija fundore harkoi për bukuri ndërsa Albert Dabiqaj nga rreth 10 metra me koke shkundi pjesën e epërme të djathtë, 3:1.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku ishin mbi 4 mijë shikues.

Drita kualifikohet në play-off, ku e e pret skuadra e njohur polake Legia e Varshavës.

Next Post

Drita historike, eliminon Audan dhe siguron play-offin në Ligën e Konferencës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.