• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Conte: Pres më shumë nga Napoli

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Napolit Antonio Conte ka paralajmëruar se pret më shumë nga klubi, ndërsa nuk është i sigurt nëse nevojiten gjashtë muaj apo dy vite për të qenë garues për tituj.

“Napolitanët” të dielën ia bëjnë sefte nën urdhrat e Conte, ku do të përballen me Hellas Veronan.

Conte në konferencë për shtyp ka pranuar se duhet bërë punë më e madhe për të qenë garues për tituj.

“Synimi është të japim 200 për qind, duhet të shkojmë përtej limiteve sepse është moment kritik për Napolin”.

“Presidenti foli për rindërtim. E kam shikuar skuadrën dhe pajtohem plotësisht, duhet të rindërtohemi. Një skuadër që vendos 10-12 lojtarë në shitje, nënkupton se duhet durim dhe kuptim nga të gjithë. Të gjithë tifozët duhet ta kuptojnë këtë moment delikat për Napolin”.

Conte ndër të tjera shtoi se ka pritur më shumë nga skuadra italiane.

“Prita një situatë më të mirë, më shumë befasi pozitive. Nuk po them që jemi në vitin zero, por afër. Kjo nuk më frikëson, duhet të jemi të qartë se ku po shkojmë. Nuk e di sa kohë i duhet Napolit që të garojë për trofe, gjashtë muaj, një vit apo dy, nuk e di… s’mund të them”.

“Meqenëse s’jemi në Evropë po kemi probleme t’i marrim lojtarët. Duhet të fokusohemi në atë që është e nevojshme”, nënvizoi Conte.

Next Post

VIDEO/ Dy gola që në ndeshjen e parë të kampionatit me Milanin, Ibrahimoviç në gjurmët e të atit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.