Thursday, 14. May 2026
Sport

Një portugez për sulmin, Dinamo prezanton blerjen e re

GS 17/08/2024 1 Min. Lesezeit

Në prag të startit të kampionatit, që do të transmetohet ekskluzivisht dhe pa pagesë në RTSH, Dinamo City prezanton blerjen e re.

“Blutë” përforcojnë repartin e sulmin me portugezin Tiago Rocha Ferreira (Nani), i cili që nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Dinamos.

“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me futbollistin portugez, Tiago (Nani). 26 vjeçari që luan në krahun e djathtë të sulmit, e ka zhvilluar karrierën në vendlindje, ndërsa prej vitit 2019 ka pasur disa eksperienca në kampionatin grek të futbollit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: