• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Arabia “thërret” Muçin/ Një klub saudit interesohet për sulmuesin shqiptar

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sezonin e kaluar ishte ndër më të mirët, por gjithçka është përmbys. Ernest Muçi duhet t’i shohë në celular ose në televizor paraqitjet shumë të mira për Beshiktashin deri në maj, kur e ndihmoi të fitonte edhe Kupën e Turqisë, ndërsa për të është krijuar një shpresë e re.

Lojtari ofensiv i kombëtares së Shqipërisë, i lënë në stol nga trajneri i ri Xhovani Van Bronkhorst, mund të kalojë në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite. Raportohet se ka interesim nga një klub saudit, emri i të cilit për momentin nuk jepet.

Po ashtu, ekziston mundësia e huazimit në Turqi, me ekipe të ndryshëm të Superligës që mund ta marrin, si Bashaksehirspor, Ejupspor, Bodrum dhe Rizespor.

Me gjasë, Beshiktashi do të donte një huazim për momentin. Kjo sepse klubi nga Stambolli pagoi 10 milionë euro për yllin kuqezi kur e mori në janar të këtij viti nga Legia e Varshavës.

Ai e justifikoi veten me 4 gola dhe lojë shumë të mirë në 17 ndeshje. Planet ishin ose që Muçi të kthehej në lojtar bazë për ekipin, ose të transferohej kundrejt një pagese të madhe.

Deri tani, kalimi tek Aston Vila nuk është materializuar, ndonëse u fol për 20 milionë euro. Sipas mediave turke, Beshiktash kërkon të paktën 15 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit./abcnews.al

Next Post

Inzagi e nis me emrat e zakonshëm, publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes me Xhenoan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.