• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gjithçka gati për sezonin e ri, Superiorja ngre siparin të dielën në mbrëmje në RTSH

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edicioni i 86-të i kampionatit të Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin të dielën më 18 gusht. Një sezon emocionues që do të nisë menjëherë me dy sfida të zjarrta që do të luhen në orën 20:00. Kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City. Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Teuta – Bylis në stadiumin “Niko Dovana”.

Të hënën do të zhvillohen tre ndeshjet e tjera të javës së parë në Kategorinë Superiore. Në orën 17:00 në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi – Tirana. Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në orën 20:00. Në stadiumin  “Arenën e Demave” Partizani do të presë Vllazninë, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – AF Elbasani.

Të gjitha ndeshjet e kampionatit Kategoria Superiore do të transmetohen live në kanalet e RTSH. Radio Televizioni Shqiptar sjell te ju me krenari duke nisur nga ky sezon për 3 vitet e ardhshme, Kategorinë Superiore, Kupën e Shqipërisë, por edhe Kategorinë e Parë dhe futbollin e femrave, e padyshim edhe magjiken “Final Four” si gëzues i vetëm i të drejtave ekskluzive të transmetimit.

Dy emisione të dedikuara, “Super Gol”, me lidhje me protagonistët para dhe pas ndeshjeve e analiza, me spektaklin që kulmon çdo të dielë në orën 22.30 me “Rubrika Sportive” që kthehet në traditën e saj historike por me shumë risi e surpriza , në një tjetër format më argëtues i japin sportit më të dashur të të gjithë shqiptarëve një tjetër dimension, dhe vlerën e merituar.

Gjithçka për publikun shqiptar që mund të ndjekë gjithçka falas, që tani ka një vend në tribunën e çdo stadiumi në vend në poltronën e shtëpisë, në ekranin e tij, ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.

Next Post

VIDEO/ Arsenali nuk e gabon të parën, skuadra e Artetës kalon “ujqërit”. Fitore edhe për Njukasëllin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.