Tuesday, 17. February 2026
Futboll Bota

Thuram nuk mjafton, Interi ndalet në debutim

GS 17/08/2024 1 Min. Lesezeit

Interi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në debutimin sezonal në kampionatin italian, pasi transferta kundër Genoas përfundon në barazim 2-2.

Vendasit kalojnë të parët në avantazh me Vogliacco, por zikaltërit kundërpërgjigjen me Thuram, që shënon nga një gol për çdo pjesë. Genoa fiton një penallti në minutën e 5-të shtesë. Messias gabon nga 11-metrat, Sommer pret, por sulmuesi arrin që të dërgojë më pas topin në rrjetë.

Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja hapëse e sezonit për kampionët në fuqi të Italisë. Mesfushori i kombëtares shqiptare Kristjan Asllani është aktivizuar në minutën e 85-të, duke zënë vendin e Lautaros.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të kampionatit italian që u luajt në orën 18:30 Parma ka barazuar 1-1 në shtëpi përballë Fiorentinës.

Teilen: