• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Panik në kampionatin francez! Futbollisti bie pa ndjenja në fushë

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reims dhe Lilë kanë përjetuar momente ankthi në stadium në ndeshjen mes tyre në Ligën 1.

Një përplasje e dhunshme ka lënë pa ndjenja në fushë Angel Gomez dhe është dashur për shumë minuta ndihma e mjekëve që ai të largohej me ambulancë dhe ndeshja të rifillonte pas 35 minutash ndërprerje.

Në minutën e 18 të duelit, Gomez i Lilës u hodh në një duel ajror, por u përplas me shpatullën e Kone të vendasve, duke rënë menjëherë në tokë dhunshëm e duke përfunduar pa ndjenja.

Të gjithë lojtarët ndërhynë me shpejtësi për ta ndihmuar dhe ishte futbollisti Kabela ai i cili vrapoi për të sjellë maskën e oksigjenit se ndihma po vononte. Për shumë minuta në fushë mbretëroi kaos, derisa u bë e ditur se Gomez ishte i ndërgjegjshëm dhe se po përpiqeshin thjesht ta transportonin në ambulancë pa shkaktuar probleme.

Vetëm pasi lojtari u largua nga fusha, skuadrat vendosën të rifillonin lojën, pas një shtyrje që zgjati 35 minuta, ndërsa Kone ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Next Post

“Nuk mund të pësosh dy gola kështu”, Inzagi nuk kursen  kritikat pas hapit fals të Interit: Një skuadër si e jona, në avantazh pas minutës së 84-t…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.