Thursday, 14. May 2026
Sport

Milan barazon në shtëpi/ “Rosonerët” vuajnë ndaj Torinos, gol në debutim për Alvaro Moratën

GS 18/08/2024 1 Min. Lesezeit

Milan ka rezistuar në “San Siro” teksa barazoi në frymën e fundit me Torinon, në javën e parë të kampionatit italian, Seria A.

Torinezët kaluan dy herë në avantazh ndaj “rosonerëve”. Torino fillimisht kaloi në avantazh në minutën e 30-të, pas një autogoli të shkaktuar nga Malick Thiaw.

Torinezët dyfishuan rezultatin në të 68-tën, me anë të Duván Zapata.

Gol në debutim për Alvaro Moratën. Spanjolli ngushtoi shifrat në minutën e 88-të. Noah Okafor shpëtoi Milanin nga humbja, teksa barazoi në minutën e 96-të./abcnews.al

Teilen: