• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

S’kanë të ndalur Xhaka e Leverkuseni, fitojnë Superkupën

18/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Sezoni i ri për Bayer Leverkusenin dhe Granit Xhakën ka nisur me trofe të fituar. Skuadra e drejtuar nga trajneri Xabi Alonso e fitoi me penallti ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë.

Leverkuseni fitoi 4:3 në ekzekutimin e penalltive, por ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në shtëpinë e kampionit në fuqi të Gjermanisë dhe fituesit të Kupës gjermane, ishte dramatike dhe shumë e tensionuar.

Victor Boniface në minutën e 11-të shënoi për Leverkusenin, ndërsa Enzo Millot i barazoi shifrat vetëm katër minuta më pas.

Leverkuseni mbeti me një futbollist më pak në fushë pas kartonit të kuq të marrë nga Martin Terrier, pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër.

Epërsinë numerike të futbollistëve në fushë Stuttgarti e shfrytëzoi. Qëlloi tri herë shtyllën, ndërsa kaloi në epërsi në minutën e 63-të me golin e Deniz Undavit.

Por, ashtu siç kishte ndodhur në shumë ndeshje të edicionit të kaluar, Leverkuseni dhuroi spektakël e emocion në përfundim të ndeshjes.

Patrik Schick u përkujdes që ta dërgonte ndeshjen në penallti, me golin e minutës së 88-të.

Schick, Alejandro Grimaldo, Aleix Garcia dhe Edmond Tapsoba i shënuan penalltitë për Leverkusenin, ndërsa për Stuttgartin dështuan Frans Kratzig dhe Silas. Shënuan Millot, Ermedin Demiroviq e Undav, por nuk mjaftuan për ta ngritur lart trofeun e Superkupës.

Trofeu i Superkupës ishte i pari i fituar nga Leverkuseni, që sezonin e kaluar në Bundesligë e përfundoi pa asnjë disfatë. Leverkuseni ishte edhe fitues i Kupës së Gjermanisë me supergolin e Granit Xhakës ndaj Kaiserslauternit. Stuttgarti kishte përfunduar në pozitën e dytë në tabelën e Bundesligës.

Xhaka e kompletoi edhe një tjetër ndeshje dhe shfaqi nivel të lartë të lojës.

Kjo ishte Superkupa e parë e Gjermanisë që prej vitit 2011, pa Bayern Munichun pjesëmarrës.

Leverkuseni në sezonin e kaluar e pati vetëm një disfatë, atë në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.

Tifozët ultras të të dyja skuadrave nuk ishin të pranishëm në këtë ndeshje. Ata protestuan sepse skuadrat e tyre nuk luajtën në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë në këtë vikend, njësoj si skuadrat e tjera.

 

Next Post

Arteta tregon arsyen pse Calafiori nuk debutoi në Ligën Premier

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.