• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kah po shkon sulmuesi shqiptar?

18/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i bujshëm vjen nga “Sky Sport” ku raportohet se kastës së ekipeve që janë në bisedime për të marrë sulmuesin e Kombëtares shqiptare, i shtohet edhe Sauthemptoni.

Ekipi anglez sapo është rikthyer në Premier Ligë dhe precedenti me Brojën ka qënë i suksesshëm.

Kujtojmë këtu atë sezon fantastik 2021- 2022 ku Broja shpërtheu me fanellën e Sauthemptonit duke qënë i huazuar nga Blutë. Në atë kampionat, sulmuesi tërhoqi vëmendjen pasi luajti 38 ndeshje dhe shënoi 9 gola në sezonin e tij të parë në Premier Ligë.

Kështu, një rikthim sërish në një ambient ku për 22-vjeçarin është familjar, nuk do të ishte ide e keqe. Edhe Sautemptoni është në kërkim të një sulmuesi dhe tiparet e Brojës janë shumë të përshtatshme për skemën që aplikon trajneri i ekipit.

Pritet të shihet se çfarë oferte do të bëjë ky klub, sepse nga ana tjetër, drejtuesit e Ipsuiçit do të takohen me agjentin e shqiptarit për t’i prezantuar projektin, ndërkohë që në mes është edhe Çelsi që kërkon me patjetër që ta shesë sulmuesin dhe jo ta huazojë sërish.

Pas Brojës janë edhe disa ekipe të tjera, si Evertoni dhe Uollvesh në Angli, apo Shtutgarti në Bundesligë. Ditët në vijim do të kenë zhvillime interesante sa i përket të ardhmes së sulmuesit të Kombëtares shqiptare.

Next Post

Sparta Praga e transferon për 5 milionë euro Albion Rrahmanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.