Skuadra e PSV-së ka shënuar fitoren e dytë rresht në Kampionatin e Holandës.
PSV e ka mposhtur në udhëtim, me rezultat 3:1 Heracles-in.
Mysafirët treguan lojë të mirë dhe si rrjedhojë e kësaj u kthyen me pikë të plota.
Për PSV shënuan Mesik (52′-autogol), Bakayoko (59′) e Driouech (90′) dhe për vendasit De Keersmaecker (5′ – nga penalltia).
PSV kryeson me 6 pikë e Heracles është në vend të 12-të me 1 pikë pas javës së 2-të.