• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shkak tradhtia? I dha fund martesës me nënën e 4 fëmijëve të tij, Morata tregon arsyet: Jam i shkatërruar! Është gruaja më e rëndësishme në jetën time

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për Alvaro Morata-n, aventura sportive me fanellën e Milanit filloi mirë. Por në planin personal gjërat janë shumë ndryshme.

alvaro morata1

Futbollisti spanjoll, në një intervistë për një program televiziv spanjoll tha se ishte i “shkatërruar” nga ndarja nga Alice Campello.

Lajmi se i kishte dhënë fund martesës nga nëna e katër fëmijëve të tij u bë publik nga vetë 31-vjeçari në një postim në rrjetet sociale.

Mes arsyeve që çuan në ndarjen e tyre pas 7 vitesh martesë, ishte edhe refuzimi i Alice Campello për t’u zhvendosur në Itali.

alvaro morata11

“Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një zhvendosje tjetër”, u shpreh futbollisti, duke hedhur poshtë çdo aludim se e ka tradhtuar.

“Unë kurrë s’e kam tradhtuar, ajo është gruaja më e rëndësishme në jetën time”, tha lojtari spanjoll.

Megjithatë, ai bëri të qartë se vendimi i marrë është (të paktën për momentin) i parevokueshëm.

“Jam shumë i qartë, marrëdhënia ka mbaruar”, tha ai, “Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve tanë, edhe nëse nuk ka kthim.”

alvaro morata

Një krizë që kishte kohë që vazhdonte, të cilën çifti preferoi ta përballonte në mënyrën më drastike dhe të dhimbshme, por në të njëjtën kohë duke shmangur një zvarritje që do t’i bënte gjërat edhe më keq.

“Të dy e kishim të qartë se preferonim t’i jepnim fund martesës”, shtoi Morata, duke nënvizuar megjithatë se ishte i “shkatërruar” nga ajo që ndodhi.

alvaro morata10

 

Ndërkohë 29-vjeçarja tha për Marca se: “Ne jemi dy të rinj, të dy kemi qenë të papjekur për të menaxhuar situata të caktuara, kemi shumë fëmijë, momente paqëndrueshmërie për të qenë nga një vend në tjetrin. Depresioni im pas lindjes ka ndikuar dhe nuk na ka lejuar të menaxhojmë disa situata mes nesh.”

Ndërsa thashethemet për tradhti nga ana e futbollistit, ajo i hodhi poshtë ndërsa u shpreh: “Ne e duam njëri-tjetrin pafundësisht, dashuria nuk mbaron në një ditë! Ne e respektojmë shumë njëri-tjetrin dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Është ajo që na duhej të dyve tani, megjithatë, e di që Alvaro do të vriste për mua.”

alvaro morata9alvaro morata8alvaro morata7alvaro morata6alvaro morata4alvaro morata5alvaro morata3alvaro morata2

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Eva Buzo ia del! Pas 34 orësh not nga brigjet italiane prek tokën shqiptare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.