• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Interi debuton me “frena dore”, ja notat e kampionëve ndaj Xhenoas

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një barazim me Xhenoan në trans fertë nuk është fundi i botës, por “djeg” mënyra se si erdhi. Interi në “Marassi” e nisi keq kampionatin, jo prej kampionësh. Pastaj u mundua që t’i sistemonte gjërat me dopietën e Markus Turamit.

inter genoa

Një gabim në fund i Bisekut kushtoi 2 pikë për kampionët e Italisë. Dy pikë që djegin, por që lënë një mesazh të qartë: Fitorja e titullit një sezon më parë, nuk do të thotë që ta nisësh ndeshjen në avantazh gjithmonë. E njëjta gjë i ndodhi Milanit dhe Napolit në 2 sezonet e mëparshme. Inzagi e di mirë këtë dhe ndoshta kjo është detyra më e rëndësishme dhe më e vështirë në këtë fillim sezoni. T’i ngulisë skuadrës në mendje që gjithçka nis nga zero dhe e shkuara nuk vlen. Në të kundërt, për të rifituar kampionatin do të jetë e vështirë. Ndeshja kundër Xhenoas vuri në pah disa “plagë” në fazën mbrojtëse që në fakt u panë edhe gjatë miqësoreve të verës. Nëse përjashtojmë gabimet e individëve si Zomer dhe Bisek në fund, sërish do të gjejmë një lloj vështirësie në mbrojtjen e portës.

Vitin e kaluar Interi kishte pësuar 2 gola në javën e gjashtë, pikërisht në humbjen me Sasuolon duke arritur në total vetëm 3 gola të pësuar pas 540 minutash lojë. Skuadrën e shpëton vetëm fakti që disa lojtarë kanë ardhur vonë nga pushimet dhe kjo mund të shpjegojë problemet që patën Zomer, Mkitarian, Darmian dhe Lautaro, nga më të dobëtit në fushën e lojës. Lajmi i mirë është Markus Turam, i cili u shfaq në formë të jashtëzakonshme, jo vetëm për dy golat. Përveçse shënoi dopietën e parë në Serinë A, ishte kërcënues për portën e Xhenoas sa herë që ai prekte topin.

Një lider i vërtetë. Në pritje që Lautaro të ingranohet dhe Taremi të njohë më mirë kampionatin italian, francezi është ai që do të udhëheqë ekipin. Por duhen edhe liderët e tjerë për të pasur një skuadër kompakte. Sidomos në mbrojtje dhe në mesfushë. Açerbi vjen pas një problemi muskulor dhe i duhet pak kohë të kapë ritmin. Problemet ishin të shumta në mesfushë, aty ku dy lojtarët që më së shumti dinë të luajnë me topin, Mkitarian dhe Çalhanoglu ishin në ditë të keqe dhe kurrë nuk arritën që ta rrisnin nivelin e tyre për të udhëhequr skuadrën. Një mesazh i qartë që në ndeshjet e tjera duhet më shumë sesa maksimumi, ose pas disa javësh skuadra do ta shohë veten në një situatë aspak pozitive dhe të parikuperueshme për fatet e titullit kampion. Sepse Interi nuk fshihet, është një nga kandidatet potenciale për titullin.

NOTA E INTERIT

ZOMER 5- Ka përgjegjësi të mëdha në golin e Voljakos pasi bën lexim të gabuar të topit dhe ia shndërron në asist. Rrezikon edhe me nisjen e lojës me këmbë, por Xhenoa e fal. Pret penalltinë në fund, por e pëson me topin e kthyer.

BISEK 4,5- Nëse Zomer bën një gabim, ai bën një më të rëndë. I pavëmendshëm në topin e larguar prej portierit, ashtu si Açerbi. I pavëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes duke e vënë Interin në panik. Në fund prish gjithçka me penalltinë e shkaktuar.

AÇERBI 5- Ndeshja e tij nis mirë, por pastaj shkakton një faull të rëndë ndaj Vitinjës dhe në aksionin e golit të pësuar nuk merret vesh me Bisekun. Edhe në ndërtimin e lojës nuk është i pagabueshëm.

BASTONI 6,5- Më i miri i treshes së mbrojtjes zikaltër. I vëmendshëm në mbrojtje dhe konfirmohet një organizator i shtuar i zikaltërve për të mbajtur lart skuadrën.

DARMIAN 5,5- E markon mirë të padisiplinuarin Martin, por nuk e shoqëron mjaftueshëm manovrën sulmuese. Më i lëvizshëm në pjesën e dytë, por nuk mjafton. (Nga 66’ Dumfris 5,5- E nis mirë, por bien ë fundin e ndeshjes).

BARELA 6,5- Iluminon aksionin e parë të rrezikshëm të Interit, pastaj shërben krosin për golin e barazimit. Edhe në pjesën e dytë duket lojtari më në formë i mesfushës së Interit.

ÇALHANOGLU 6- Nuk është konstant gjatë 90 minutave dhe duket që i mungon forma. Alternon klasin dhe palëvizshmërinë. Nuk shkëlqen si gjithmonë. (Nga 75’ Taremi 6- Merr pjesën në golin momental të avantazhit duke bërë spondën për Fratezin. Debutimi i tij nuk është indiferent).

MKITARIAN 5- Nuk shkëlqen, madje e kundërta. Armeni duket nga mesfushorët më në vështirësi duke mos dalë kurrë në lojë. (Nga 66’ Fratezi 6,5- Futet dhe ndryshon ndeshjen me grintë dhe aksione klasi. Asisti për Turamin është fantastik, si qershia mbi tortë për një pjesë loje shumë të mirë).

DIMARKO 5,5- Badelj i mohon golin, kur ai po bëhej gati të festonte. Për pjesën tjetër nuk bëhet i rrezikshëm me galopimet e përhershme. (Nga 75’ Karlos Augusto-Pa notë).

TURAM 8- Në fillim kërkon portën e Golinit pas një avancimi spektakolar, pastaj me kokë shënon golin e baraazimit. Lëviz mirë dhe bëhet i rrezikshëm sa herë kap topin. Në pjesën e dytë shënon edhe të avantazhit, por nuk mjafton.

LAUTARO 5- Markohet rreptësishtë nga mbrojtja e Xhenoas dhe ai kurrë nuk del në lojë. Golini i mohon golin me një ndërhyrje fantastike.

TRAJNERI INZAGI 5,5- Interi duket i kontraktuar dhe jo gati psikologjikisht, pavarësisht se ka një rival të lehtë në letër. Përpara shënuan 2 gola, por diçka më mirë duhet në mbrojtje.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Next Post

​Sot përfundon afati për nominimet për kryetar të FBK-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.