• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leva nderon Barçën, dygolësh përmbysjeje: Na duhej kjo nisje

19/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona e Hansi Flikut e ka nisur me fitore sezonin e ri në La Liga duke mundur Valencian në “Mestalla” 1-2. Ka qenë një sukses i vuajtur ai i katalanasve, por që vlen shumë për ta nisur sezoni me optimizëm.

LEVA BARCA

Barcelona ka qenë larg versionit të saj më të mirë dhe kundër Valencias dhe u djersitën jo pak për të përmbysur golin e Hugo Duros për ekipin e Barahas, por Levandovski u shfaq në versionin e tij “vrasës” për të shënuar një dopietë që i dha tri pikë Barçës. Barcelona në këtë mënyrë e ka kaluar sukses provën e parë, teksa blaugranat e kanë çuar në 5 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje në Valencia. Pjesa e parë ka qenë vërtet e vështirë për Barcelonën që ka vuajtur shumë daljet e Valencia. Loja e mirë e vendësve u shpërblye në minutën e 44-t kur Hugo Duro kaloi Valencian përpara. Gjërat mund të kishin shkuar dhe më keq për Barçën, që rrezikoi të pësonte të dytin por Kubarsi hoqi topin nga vija e portës.

Pikërisht kur pjesa e parë po mbyllej me epërsinë vendëse, Barça arriti të barazonte me Levandovskin. Ishte praktikisht ky goli që ndryshoi takimin. Në pjesën e dytë pa kaluar 5 minuta, Barça përmbysi gjithçka me polakun protagonist që ktheu në gol një penallti të fituar nga Rafinja. Dygolëshi numër 12 për të me fanellën blaugrana. Më pas ishte vetëm Barça në fushë që administroi mirë rezultatin duke u kthyer me tri pikë nga një transfertë aspak të lehtë.

LEVANDOVSKI – Barcelona e ka nisur mbarë sezonin e ri. Të rinjtë e shumtë të aktivizuar nga Flik e kanë shpërblyer trajnerin. Por edhe njëherë për të fituar është dashur eksperienca dhe kush më shumë se Levandovski e ka atë te Barcelona. Pas takimit, polaku ka folur për mediat ku ka vlerësuar nisjen me fitore të sezonit të ri. “Ishte një ndeshje shumë e vështirë me shumë djem të rinj… Një fushë shumë e vështirë si ajo e Valencias. Lojtarët e rinj luajtën shumë mirë. Më e rëndësishmja është që kemi marrë tri pikët”, tha fillimisht Leva.

Më pas polaku ka vlerësuar golin e barazimit në minutat shtesë të pjesës së parë si vendimtare për fatin e takimit. “Ishte shumë e rëndësishme që barazuam rezultatin para përfundimit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë e kishim ndeshjen nën kontroll”, shtoi ai. Leva komentoi dhe dy golat e tij, duke kujtuar se të njëjtën gjë kishte bërë me trajnerin Flik në debutimin e gjermanit në vitin 2019 në Ligën e Kampioneve kundër Olimpiakosit. “Qëllimi im është të shënoj gola. Është shumë e rëndësishme të fillosh kështu për të pasur besim”, deklaroi Levandovski.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI- PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti: Nuk dua justifikime, është e qartë se ku është problemi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.