Thursday, 14. May 2026
Sport

Albion Rrahmani zyrtarizohet tek Sparta e Pragës

GS 19/08/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani të hënën është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës çeke, Sparta e Pragës.

“Ai ishte golashënuesi më i mirë i ligës së Kosovës dhe fitoi dy tituj me Ballkanin. Në ligën e parë të Rumanisë, ai luajti 28 herë për Rapid Bukureshtin, në të cilin shënoi 18 gola dhe bëri 6 asistime. Sezonin e kaluar ai luajti pesë ndeshje për kombëtaren e Kosovës. Ai quhet Albion Rrahmani dhe ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare me Spartën”, ka njoftuar klubi çek të hënën.

Rrahmani u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për 5 milionë euro. Rrahmani i bashkohet Ermal Krasniqit, Indrit Tucit dhe Qazim Laçit te Sparta e Pragës.

Po ashtu me një video falënderuese i ka thënë lamtumirë dhe Rapidi djaloshit kosovar, duke ia thënë këto fjalë.

Ishte knaqësi që ju kishim në Familjen tonë. Faleminderit për të gjitha momentet e shkëlqyera, “Lewa”.

Teilen: