Nuk ishte nisja që ambientet milaniste prisnin. Kampionati i Milanit të ri të Paulo Fonsekëss nis me një barazim sezonin, pavarësisht se me përmbysje.
Pasi u gjendën në disavantazh të dy golave (autogol i Çau dhe rrjeta e Zapatas), në fund të ndeshjes kuqezinjtë patën një shpërthim krenarie duke barazuar rezultatin brenda gjashtë minutave falë golave të zëvendësuesve të rinj Morata dhe Okafor. Dy gola që shërbejnë për të shmangur një nisje negative për Fonsekën, por që nxjerrin në pah momentin e ekipit të tij që nuk duket edhe aq gati.
PROBLEMET – Për Milanin sfida kundër Torinos është sigurisht me dy fytyra. Nëse nga njëra anë ka një sulm që funksionon (shumë shanse të krijuara), nga ana tjetër mbrojtja vijon të fusë ujë si në sezonin e kaluar. Është e vërtetë, jemi ende në ndeshjen e parë të kampionatit dhe lojtarët nuk janë ende në formë të mirë, por performanca e së shtunës do t’i ofrojë Fonsekës disa ide të rëndësishme se çfarë duhet përmirësuar.
Nisur nga mbrojtja, ku zgjedhja e Salmakersit si mbrojtës i majtë nuk ishte bindëse. Për golin e Belanovës, shumica e fajit i takon belgut që edhe pse ka luajtur tashmë si mbrojtës krahu, hasi vështirësi të mëdha. Edhe Çau nuk ofron më garancitë e së kaluarës, prandaj është e nevojshme që Pavloviç të përfshihet sa më shpejt në mekanizmat për të garantuar ekuilibër dhe kompaktësi në një repart që duket tepër i brishtë.
POZITIVËT – Për sa i përket fazës së sulmit, megjithatë, sinjali i parë i madh u dërgua nga Alvaro Morata: ai hyri në fushë në minutën e 60- të në vend të Joviçit, duke fituar fillimisht një penallti (revokuar nga VAR) dhe më pas gjeti golin që rihapi ndeshje dhe stisi barazimin e kuqezinjve. Spanjolli iu rikthye golit në Serie A 824 ditë pas herës së fundit, duke shënuar golin e tretë personal kundër Torinos (vetëm kundër Bolonjës ka shënuar më shumë,
4). Mesazhi tjetër i mrekullueshëm vjen nga Noah Okafor, i cili sërish hyn dhe bën diferencën: nga shtatë golat e shënuar në Serinë A, gjashtë prej tyre i ka realizuar si zëvendësues. Në nivel sulmues, “Djalli” mund të ketë pak ose aspak ankesa: 26 goditje, 6 prej të cilave në portën. Gabimet para portës nga ana e Leaos dhe Pulisiç sigurisht që kanë ndikim, pasi nuk janë shumë konkretë kur bëhet fjalë për të bërë diferencën.
E ARDHMJA – Me kuqezinjtë që tashmë kanë përfunduar tregun e transferimeve, tani është koha të mendohet për largimet. Kalulu, Adli dhe Pobega nuk janë më pjesë e projektit dhe për ta shitja duket se është zgjidhja më e mirë. Ndërkohë, Fofana ka ardhur dhe së shpejti do të marrë çelësat e mesfushës. Ndërkaq, Reijnders duhet të luajë përkrah Fofanasë që në fillim, sepse holandezi është lojtari i aftë për t’i bërë kuqezinjtë të bëjnë atë hap përpara. Hyrja e tij ishte vendimtare për rikthimin.
PANORAMASPORT.AL