Vllaznia ka mposhtur Partizanin në shtëpi me shifrat 1-0. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Alivoda në minutën e 30’.
Edhe në inferioritet numerik, pasi Zguro u largua me karton të kyq për shkak të sjelljes josportive, Partizani mbajti në tension mbrojtjen shkodrane.
Të kuqtë kanë pasur shanse të arta për të barazuar por nuk kanë arritur të finalizojnë.