• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventusi e nis me fitore, Tiago Mota: Nuk u habita aspak nga skuadra, le të vazhdojmë kështu

20/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda vetes e dinte që Juvja ka potencial dhe nuk ka reshtur duke e përsëritur gjatë javës. Tiago Mota nuk kishte si të mos ishte i lumtur pas fitores kundër Komos, që u shoqëruar me një paraqitje fantastike. Në vijim, analiza e trajnerit për “DAZN”.motaCila është fjala që keni thënë më shumë ekipit?

Folëm shumë gjatë javës, pamë kundërshtarin, çfarë duam të bëjmë, çfarë duam të jemi në fushë dhe të këmbëngulim. Nuk bëra asnjë fjalim të veçantë.

Nuk e prisnim Mbangula. Pse ju bindi? Apo ka ende të tjerë që duhen pritur?

Jo, Samu ishte në fushë sepse e meriton, Samu gjithashtu ka bërë një përgatitje të mirë, ai ka bërë të gjitha stërvitjet që nga dita e parë, kur ka luajtur e bëri shumë mirë dhe sot i ndihmoi më së mirë shokët e tij të skuadrës në fushë. Goli është meritë, por edhe një pikënisje.

Jildiz pas shpinës Vlahoviçit. Përse e kërkoni këtë lëvizje mes reparteve?

Vëzhgim i mirë. Sepse Kenani është një element që duhet të marrë pjesë shumë në manovër dhe në atë pozicion sulmon shumë mirë thellësinë, siç e pamë edhe sot. Për më tepër, ka gjuajtje të mirë, i pëlqen te jetë afër Dushanit dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë sa më shumë që të jetë e mundur.

Tani që u dëmtua Ueah, a mund të luajë Kambiazo në sulm?

Po, ai do të luajë më përpara, pak më tej brenda fushës, duke lënë hapësirë nga pas për mbrojtësin tonë të krahut. Le të vazhdojmë kështu.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arrihet marrëveshja mes Juventusit dhe Milanit për Pierre Kalulu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.