• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vashat e Kosovës e mposhten nga ato të Koresë së Jugut

20/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Hendbollistet e Përfaqësueses U18 të Kosovës e kanë humbur ndeshjen e fundit në fazën e dytë grupore në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Të martën në orët e para të mëngjesit, hendbollistet tona i kishin përballë hendbollistet e Koresë së Jugut. Koreja e Jugut fitoi me rezultat 31:21. Jugkoreanet pjesën e parë e fituan 14:11, ndërsa dallimi u bë në pjesën e dytë që përfundoi 17:10 për aziatiket.

Diona Dreshaj i shënoi 10 gola nga 13 tentime për Kosovën. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes. Arjeta Imeraj i kishte 3 gola nga 5 tentime, kurse Orgesa Gola realizoi 2 herë nga 3 tentime. Me 4 pikë, Kosova U18 përfundoi në vendin e dytë të Grupit II të “President’s Cup”, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32.

Grupin e fitoi Koreja e Jugut me 6 pikë. India përfundoi e treta me 2 pikë, kurse Kanadaja e fundit, pa pikë. Kosovën e presin edhe dy ndeshje në Botëror, për plasman përfundimtar nga pozitat prej 21 deri në 24. Ndeshjen e radhës vashat “dardane” e kanë të enjten. Bilanci i tyre i deritashëm në Botëror është dy fitore e tri humbje.

Next Post

Mbappe padit PSG-në për 55 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.