Thursday, 14. May 2026
Sport

Short i mirë për skuadrat shqiptare në Kupën e Maqedonisë së Veriut 

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Sot është hedhur shorti për Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Short i mirë për skuadrat shqiptare në të 16-ën e finales. 

Kampioni Struga Trim Lum e nis garën me duel kundër Slloga Vinicës, ndërsa Shkendija e Tetovës do të përballet me skuadrën e Manastirit Jeni Maale.

Rabotniçkin e pret një ndeshje interesante kundër Shkendijës së Haraçinës.

Ballafaqim interesant është edhe takimi mes skuadrave shqiptare, Bashkimit dhe Voska Sporet,

Ndeshjet luhen me 18 shtator nga ora 15:00.

Përballjet

Novaci – Vardari
Pobeda – Gostivari
Xhepçishti – Shkupi
Kozhufi – Arsimi
Vardari Negotinë – AP Brera
Jeni Maale – Shkendija
Bellasica – Makedonija GP
Bashkimi – Voska Sport
Ohrid – Besa
Slloga Vinicë – Struga TL
Shkendija Haraçina – Rabotniçki
Karabinci – Sileksi
Boreci – Detonit Plaçkovica
Skopje – Pelisteri
FC Slloboden – Bregallnica

Teilen: